Inter, Pavard mbyll vitin në infermieri

Tërheqje muskulore në bicepsin femoral (pjesën mbrapa të kofshës së majtë)”. Ky është përfundimi i ekzaminimeve të bëra nga mbrojtësi i Interit, Beniamin Pavars dhe Simone Inzagi duhet që ta “përshëndesë” për një muaj. Dëmtimi i 11-të sezonal në këtë sezon për Interin ka çuar në infermieri francezin, i cili u largua nga fusha e lojës në minutën e 44-t të sfidës kundër Laeipzigut në “San Siro”. Ish-lojtari i Bayernit për aq minuta sa qëndroi në fushën e lojës vuajti shpejtësinë e Opendas deri sa pësoi dëmtimin. Gjithçka ndodhi pak përpara fundit të pjesës së parë. Një lajm aspak pozitiv për Inzagin që tani duhet t’i bëjë llogaritë me lojtarët që ka në dispozicion, të paktën për një poker ndeshjesh. Mbrojtja ka qenë në telashe gjatë kësaj periudhe. Mund të thuhet me plot bindjen që Pavard do të humbasë ndeshjen e së dielës kundër Fiorentinës më 6 dhjetor, ndeshjen me Parmën më 6 dhjetor dhe duelin në Champions kundër Bajer Leverkusenit më datën 10 dhjetor. Ai gjithashtu nuk do të jetë në dispozicion për sfidën ndaj Lazios që do të luhet pak ditë më vonë. Në objektivin e francezit mund të jetë dueli me Komon përpara Krishtlindjeve, por nisur edhe nga fakti që Interi do të luajë në Superkupë në ditët e para të janarit, Inzagi ka mundësi që të mos e rrezikojë deri sa të jetë 100% i rikuperuar. “Gjendja e tij do të vlerësohet javën e ardhshme”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit. Kjo do të thotë që ndalesa e Pavarit nuk është e vogël dhe sigurisht që pas asaj të Açerbit peshon dyfish.

sfidanti.al