Ditën e zbarkimit të Eriksen në Milano për të nisur aventurën me Interin, Beppe Marotta vazhdon punën për përforcimin e skuadrës kur kanë mbetur 4 ditë nga mbyllja e së transferimeve, ditë këto që pritet të jenë shumë intensive. Nëse largimet e Politanos dhe Gabigol pritet vetëm të zyrtarizohen, cështja Vecino mbetet ende për t’u zgjidhur; uruguajani është drejt largimit nga ziklatrit me shumë mundësi në drejtim të Evertonit, por problem qëndron te difference mes ofertës dhe kërkesës është ende e konsiderueshme, 5 milionë Euro. Gjithsesi, dëshira për të mbyllur këtë operacion ekziston pasi klubi dëshiron të kënaqë futbollistin që ka kërkuar të ndërrojë ambient, një lëvizje kjo që mund të krijojë hapësira në mesfushë për një blerje të minutës së fundit.
Por fillimisht ajo që duhet të bëjë Interi është të sistemojë kapitullin sulmues pasi bëhet shumë e nevojshme plotësimi I këtij reparti pas largimit të Politanos dhe emri që po përmendet është ai I Olivier Giroud. Ardhja e një sulmuesi në skuadër është një domosdoshmëri për Interin edhe për faktin se Lautaro Martinez rrezikon të ndëshkohet minimalisht me 2 ndeshje pezullim pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Cagliarin, por nuk do të ishte ndonjë cudi që ai të pezullohet edhe për më shumë ndeshje që do të thotë se përvec Udineses dhe Milanit, argjentinasi mund të humbasë edhe sfidën me Lazion.
Kështu që duke parë edhe gjendjen jo optimale të Sanchez, shpjegohet arsyeja se përse Conte po rrit presionin për të pasur Giroud nën urdhrat e tij me përfaqësuesit e të cilit Interi e ka arritur marrëveshjen me kohë. Tani duhet të gjendet marrëveshja me Chelsean që vazhdon të kërkojë 5 milionë Euro për Giroud. Nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të pakëndshme, Marotta ësnhtë gati që të kënaqë Contes I cili nga ana e tij po përgatitet të përballet me një skualifikim të mundshëm për shkak të nervozizmit të shfaqur ndaj arbitrit në përfundium të ndeshjes me Cagliarin aq sa e detyruan trajnerin të marrë medikamente për të ndaluar një takikardi që e detyroi të mos flasë në intervistat e pasndeshjes. Në këtë pikë, shumë do të varet nga raporti I arbitrit të ndeshjes, por nuk përjashtohet mundësia që edhe trajneri zikaltër të dënohet me 2-3 sfida pezullim dhe bashkë me të rrezikojnë edhe D’Ambrosio e Ranocchia.
Sfidanti.al