‘Nuk jemi të mbuluar mirë, po rrezikojmë që të kapim fundin e fucisë, të mos krijojmë iluzione nga renditja-kjo është sinteza e analizës së trajnerit Konte pas ndeshjes me Atalantën e mbyllur me rezultatin 1-1 me zikaltrit që tejkaluan cdo parashikim në përfundim të fazës së parë të kampionatit italian dhe që tani kërkojnë një mbështetje më të madhe nga drejtuesit e klubit.
Kanë mbetur edhe 20 ditë nga mbyllja e merkatos dimërore të transferimeve dhe Interi ka një kalendar me ndeshje jo shumë të vështira në letër, ndërkohë që zikaltrit I pret një javë vendimtare për Eriksen, Jang dhe Zhirud
Fillojmë me Eriksen, ajo kundër Liverpulit mund të jetë ndeshja e fundit e luajtur nga danezi me fanelën e Totenhemit; nëse divorci mes tij dhe klubit duhet ende të konfirmohet, ajo me tifozët e Hotspurs ka ndodhur tashmë dhe këtë e vërtetojnë fërshëllimat e dëgjuara. Eriksen nëpërmjet agjentit të tij, Martin Shots I ka thënë ‘Po’ ofertës së Interit; 4 vjet kontratë me një pagë prej rreth 8 milionë Eurosh në sezon. Tani bëhet fjalë për të kryer tratativat me Totenhemin që nga ana e tij ka marrë masat duke mbyllur bisedimet me Benfikën për blerjen e Zhedson Fernandesh. Londinezët kërkojnë 20 milionë Euro për Eriksen, por drejtuesit e Interit do të kërkojnë që të ulin këtë vlerë ndoshta duke përfshirë në këtë histori edhe Vesinon, por vullneti është që të mbyllet kjo histori sa më shpejt që të jetë e mundur
Përsa I përket Eshli Jang dhe Olivier Zhirud, edhe për këta dy lojtarë mungon akordi me klubet respektive, Mancester Junajtid dhe Celsi. Por nëse Interi paguan nga 5 milionë për secilin prej këtyre 2 skuadrave në formën e dëmshpeërblimit, atëherë ceshtja mund të konsiderohet e zgjidhur.
Sfidanti.al