Inter, Conte premton betejë ligjore; Kurrë s’kam pyetur Juven nëse largon Sarrin

‘Përsa i përket artikullit te repubblica.it, përgënjeshtroj në mënyrë kategorie se kam komunikuar me drejtuesit dhe lojtarët e Juventusit për t’i pyetur nëse do të shkarkohet Sarri. Do të ngre padi për atë që ka shkruar këtë artikull dhe redaktorin përgjegjës’. Kjo është ajo që ka thënë Antonio Conte në një bisedë telefonike me ANSA.

Më pas në bisedën e tij, Antonio Conte shtoi se ka ndërmend të zbatojë projektin e Interit

‘Jam përfshirë në një projekt 3 vjecar me Interin dhe sic kam bërë gjithnjë në jetën time do të punoj shumë dhe do të përpiqem me të gjitha foircat dhe mundësitë e mia që ky projekt të jetë fitues-shtoi trajneri i Interit.

Pas shfryrjes në mbrëmjen e së shtunës kundër Atalantës, u shtuan zërat për një largim të mundshëm të Contes dhe një rikthim të tij te Juventusi. Në këtë pikë Conte ndjeu nevojën  të hidhte dritë në të dyja këto situara duke përgënjeshtruar në mënyrë kategorike interesin për t’u kthyer te bardhezinjve me fjalë që duket se duan të rregullojnë problemet me klubin që u shfaqën në Bergamo.

Sfidanti.al