Inter, Conte kthehen në Appiano dhe vëzhgon nga larg skuadrën

Pas dy muajsh, Antonio Conte kthehet në Appiano Gentile. Trajneri i Interi shfaqet sërish në qendrën stërvitore të klubit zikaltër, por e vëzhgoi skuadrën vetëm nga larg pasi nuk e ka kryer ende testin me tampon për coronavirus. Pranë fushës ishin përgatitësi atletik Pintus dhe 2 bashkëpunëtorë të Contes, ndërkohë që i pari që mbërriti në Pinetina në ditën e dytë të hapur për stërvitjet individuale ishte Drejtori i Përgjithshëm, Beppe Marotta.

Përsa u përket testeve për coronavirus, klubi i Interit përvec futbollistëve të skuadrës së parë, u ka dhënë përparësi edhe stafit teknik dhe sanita që këto ditë po ndjekin stërvitje në fushë. Ashtu sikurse edhe të premten, skuadra u nda në 3 grupe me kapitenin Handanovic që është ndër të parët lojtarë që zbresin në fushë.

Sfidanti.al