Igli Tare është gjobitur nga gjyqtari sportiv në masën 10 mijë euro. Drejtori sportiv i klubit kuqezi e ka marrë këtë masë nga Gjyqtari Sportiv, sipas të cilit, drejtuesi shqiptar ka vepruar në nervozizëm e sipër në përfundim të ndeshjes me Pizën. Pra vendimi i referohet asaj që ndodhi pas ndeshjes Pisa-Milan, kur drejtori sportiv i Milanit, sipas dokumenteve të paraqitura nga komisari i ndeshjes, “ka hyrë në fushë në fund të ndeshjes dhe ka kundërshtur në mënyrë agresive vendimet e gjyqtarit të ndeshjes”. Megjithatë, Igli Tare nuk është pezulluar. Masa kundër tij përfundon vetëm me një gjobë monetare.
sfidanti.al

