Real Sociedad parashikon të rinisë stërvitjen individuale këtë javë djhe do të ishte I pari klub spanjoll që do të ndërmerrte një veprim të tillë. Vetë klubi bask ka bërë të ditur se futbollistet do të kenë mundësinë për të nisur punën në qendrën stërvitore të skuadrës, pasi qeveria spanjollë vendosi të lehtësojë pak masat e kufizimit.
Këtë javë punonjësit jo esencialë do të mund të kthehen në pozicionet e tyre sigurisht duke ndjekutr guidën për distancimin social dhe kufizimeve të tjera, ndërsa aktivitetet në grup do të vazhdojnë të jenë të ndaluara. Ende nuk është e qartë nëse qeveria spanjolle do të lejojë Real Sociedad që të rihapë qendrën stërvitore të tij, pasi pjesa më e madhe e strukturave të saj do të duhet që të mbeten të mbyllura.
Por mesa duket Real Sociedad ka bërë prapakthehu në vendimin e tij. Sipas të përditshmes AS, Këshilli Superior I Sporteve ka hyrë në kontakt me drejtuesit e klubit bask nëpërmjet një komunikate të shkruar për t’I kujduar dekretin e ashpër për gjendjen e emergjencës që hyn në fuqi pikërisht këtë të hënë dhe që ndalon disa aktivitete pune jo esenciale dhe ku përfshihet edhe mbyllja e strukturave sportive dhe pezullimi I stërvitjeve në grup. Për më tepër, presidentja e CSD I telefonoi personalisht atij të Real Sociedad, Jokin Aperriba për këtë cështje
Sfidanti.al
Sfidanti.al