I shkreti Ighalo; nuk e njohin dhe e përzënë nga stërvitja e Manchester United

Kohët e ‘Bend it like Beckham’ duket se janë vërtet larg. E provoi në lëkurën e tij edhe Odion Ighalo. Sulmuesi nigerian, blerja më e re e Manchester United në sesionin e merkatos së muajit janar nuk është një fytyrë e njohur për atë që nuk e ndjek futbollin anglez me fanatizëm, madje as transferimi I tij te Manchester United duket se nuk e ka ndryshuar situatën.

Këtë e e tregon problem I shfaqur te futbollisti që ishte I impenjuar  në një seancë stërvitore në fushat e Universitetit të Ëythenshaëe ndërkohë që priste të bashkohej sërish me skuadrën. Në një moment disa student që I përkisnin skuadrës së futbollit të femrave të Universitetit, jo vetëm që nuk e njohën Ighalon, por edhe e përzunë nga hapësirat e tyre. Keqkuptimi u zgjidh menjëherë dhe për të kërkuar falje, vajzat kërkuan të bënin një selfie me të shkretin Odion, një lloj ngushëllimi ky pas pakënaqësive të fillimit.

Sfidanti.al