Higuain i jep fund me Argjentinën: Cikli im u mbyll, për lumturinë e shumë njerëzve

Gonzalo Higuain i thotë lamtumirën përfaqësueses argjentinase. Sulmuesi i Celsit e deklaroi këtë në një intervistë për Fox Sports teksa në një farë mënyre shprehu edhe dufin ndaj atyre që e kanë kritikuar shpesh për rendimentin e tij me skuadrën ‘Albiceleste’

‘Skaloni më shkroi dhe i thashë se cikli im në kombëtare është mbyllur, për kënaqësinë e shumë njerëzve-tha Higuain-dua t’i gëzohem familjes sime. Tani askush nuk duhet të shqetësohet më nëse jam apo jo në kombëtare. Në Argjentinë diskutohet më shumë për atë cfarë nuk është arritur sesa për atë që është arritur. Golat e shënuar në kualifikuese janë po aq të rëndësishëm sa ata të fazës finale të Botërorëve. Kam parë që familja ime ka vuajtur më shumë se unë. Cdokush mund të thotë që mungoi kjo apo ajo gjë, por unë gjithnjë jam përpjekur të jap maksimumin tim’.

sfidanti.al