Serbia, mbas një pauze prej tetë vitesh, do të marrë pjesë përsëri në kampionatin botëror, mbas fitores së fundit 1-0 ndaj Gjeorgjisë, ku serbët morën “vizën” për në Rusi, ndërkohë që heroi i ndeshjes ishte Aleksandar Prijoviç. Ky sulmues që ka lindur në Sent Galen të Zvicrës, mbas ndeshjes, deklaroi se ky ishte goli më i rëndësishëm në jetën e tij:
“Kur pashë se topi që unë gjuajta, tundi rrjetën, mbeta pa frymë! Mund të them se ky është goli më i rëndësishëm në jetën time. Unë kam ëndërruar që fëmijë që të shënoi gola, por kjo që ndodhi në këtë ndeshje, ishte një mrekulli e vërtetë. Mbasi shënova gol, të parin që falendërova, ishte Zoti. Nuk merrja dot frymë mbas golit që shënova”, tha Prijoviçi.
Sfidanti.al