Borusia e Dortmundit, në historinë e saj, një herë i është gëzuar trofeut të Ligës së Kampioneve, në sezonin1996-1997, kur fitoi 3-1 në finalen e saj me Juventusit, kundër të cilit shënoi dy gola futbollisti i famshëm gjerman, Karl-Hainc Ridëll. Pikërisht, kjo legjendë e futbollit gjerman kritikoi me forcë, lojtarin e paradokohshëm të “verdhezinjve”, Usman Dembele, që gjatë sezonit veror të transferimeve u shpërngul për në Barcelonë. Ky futbollist francez ushtroi një presion të madh mbi Dortmundin, duke bërë grevë dhe duke mos dalë në stërvitje, me qëllim që të transferohej për te klubi katalonjas. Dhe, në fund, dëshira e tij u përmbush dhe ai u shpërngul në “Kamp Nou”, pasi për të u paguan 105 milionë euro.
Këto verprime të Dembeles nuk i pëlqyen aspak ish-futbollistit të njohur gjerman Ridëll që konsideron se një lojtar i tillë duhej të ishte dënuar. “Ai kishte një ndikim të madh, ndërsa ne e dinim se do të ishte e vështirë që ta mbaje atë, pasi ai donte që të shkonte te Barcelona. Sidoqoftë, mua nuk më pëlqyen aspak veprimet e tij, mënyra sesi ai ushtroi presionin mbi Borusian. Ishte, më të vërtetë, turp. Ai duhej të ishte dënuar”, vuri në dukje Ridëll.
Sfidanti.al