Harry Maguire, lirohet pas zënkës në Greqi

Harry Maguire lirohet nga gjykata greke. Futbollisti i Manchester United dhe përfaqësueses agleze u arrestua në Mikonos në orët e para të mëngjesit të së enjtes pasi u përfshi në një sherr që ndodhi në dalje të një bari mes një grupi miqsh të tij dhe disa anglezëve të tjerë

Sipas policisë lokale, Maguire sulmoi një prej oficerëve të policisë dhe ishte një nga 3 të arrestuarit pas sherrit. Manchester United nga ana e tij nëpërmjet një komunikate theksoi se është në dijeni të ngjarjes ku është përfshirë Maguire në Mikonos duke shtuar se futbollisti po bashkëpunonte me autoritetet greke.

Harry Maguire qëndroi në qelitë e burgut dy  ditë për t’u shfaqur më pas në gjykatë e për t’u liruar. Ai u lejua të kthehej në Angli, por futbollisti do të duhet të kthehet sërish në Mykonos. Ndërkaq, tabloidi britanik publikoi të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje duke bërë të ditur se në këtë përleshje u përfshi edhe motra e Maguire, Daisy e cila u godit me thikë në krah,

Sfidanti.al