E kishte deklaruar edhe më parë, por tani e konfirmon me forcë; hakan Shukur shfaqet publikisht si opozitar I regjimit të presidentit turk Rexhep Taip Erdoan. Ish sulmuesi I përfaqësueses së Turqisë, që në Itali ka luajtur për Interin, Parmën e Torinon iu përgjigj një komenti në Tëitter ku ai citohej si shembulli I personit që ka kurajon që të dalë kundër politikes së Ankarasë.
Idetë e Hakan Shukur kanë rezultuar me vlera në rrjetet sociale , ndërkohë që përshëndetja ushtarake në ndeshjen me kombëtaren shqiptare u dënua thuajse unanimisht, pasi ky gjest u interpretua si një mbështetje e qartë e sulmeve që ka ndërmarrë ushtria turke ndaj kurdëve në veri të Sirisë.
‘Për Hakan Shukur ka dalë një mandate arresti pasi ai është kundërshtari I Erdoan. Pasuritë e tij janë sekuestruar dhe ai është I detyruar të braktisë vendin e tij. Ndërsa kombëtarja turke I gjunjëzohet Erdoani, ne fondementalistët zikaltër njohin kurajon e Hakanit-theksohej në postimin në Twitter të përdoruesit me emrin ‘Fondamentalismo Nerazzurro’.
Një postim të cilit Hakan Shukur iu përgjigj në këtë mënyrë: ‘Lufta ime është për drejtësinë, demokracinë, lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Nuk më intereson ajo cfarë mund të humbas unë,kur në fund fiton humanizmi’.
Pozicionimi I Hakan Shukur kundër Erdoan është dicka që dihet prej kohësh; I tërhequr pnga futbolli, ai vendosi të provojë politikën madje u zgjodh edhe si deputet në Parlamentin turk, por një hetim I hapur ndaj tij e detyroi atë të japë dorëheqjen. Për të ekziston një mandate arresti pasi dyshohet se I përket një grupi terrorist të lidhur me grushtin e shtetit kundër Erdoanit.
Sfidanti.al