Gudjonsen, luftëtari islandez 38- vjeçar: “ Chape, më gjeni një vend edhe mua”

Ka ditë që flitet për rikthimin e mundshëm të Ronaldinjos në fushë. Nuk ngjason me rikthimet e bujshme të futbollistëve që pendohen me  vedimin për të varur këpucët në gozhdë, ngaqë Ronaldinjo, braziliani që mrekullonte me topin,  do të kthehet në fushë për të të ndihmuar të rimëkëmbet ekipi fatkeq brazilian Chapokoense.  Ekipi i momentit në botën shpirtërore  te futbollit.

Nëpërmjet Twiter,  shfaqet edhe një yll tjetër që kërkon të luajë me Chapo-n, Gudjonsen, islandezi që ka luajtur bashkë me Ronaldinjon tek Barcelona e viteve 2006-2009-të: “ Nëse ka edhe për mua një vend në formacion,.do të ishte bukur të luaja përsëri pranë Ronaldinjos”.  38 vjecari, biondi luftëtar, i cili ka luajtur me nacionalen e Islandës edhe në Europianin e 2016-tës,  pas eliminimit në çerekfinale të ekipit përfaqësues, emigroi për të luajtur në Indi, tek Pune Siti. Për nder të Chape-s..është gati të bëjë valixhet  për në Brazil.

Sfidanti.al