Guardiola kërkon Joshua Kimmich te Manchester City

Manchester City i Pep Guardiolës është në gjurmët e Joshua Kimmich, mesfushorit të Bayern Munihut, e ardhmja e të cilit në Bavari është në dyshim. Kimmich përfundoi në sytë e disa prej klubeve më të mira evropiane, përfshirë Barcelonën, që sipas Mundo Deportivo, planifikonte t’ia bënte dhuratë mesfushorin Xavit verën e ardshme. Por me largimin e katalanasit, opsioni i Barçës humbet qëndrueshmërinë dhe dyert për në Angli mund të hapen për Kimmich. Ishte Pep Guardiola ai që e kërkoi dhe e lancoi në Mynoh, duke u fokusuar tek ai si mesfushor. Trajneri do të donte ta kishte në dispozicion gjermanin dhe City është gati të bëjë një lëvizje për lojtarin në verë.

sfidanti.al