Nuk ka fitues në ndeshjen mes Burnley dhe Arsenal që hapi javën e 27 të Premier League. Në Turf Moor, kjo sfidë përfundoi me barazimin 1-1 me Topcinjtë e Londrës që u frenuan sërish për të mbetur në vendin e 10 të klasifikimit me 38 pikë.
Skuadra e Mikel Artetës e nisi në mënyrë të përkryer sfidën teksa iu deshën vetëm 6 minuta lojë për të marrë avantazhin në këtë ndeshje me anë të Pierre Emerick Aubameyang. Reagimi i Clarets u pa pas rreth gjysmë ore kur gjuajtja e Wood u ndal nga portieri i Arsenalit Leno.
Është ky futbollist që në minutën e 39 barazoi rezultatin në 1-1 pas një veprimi amatoresk të kryer nga futbollistët e Arsenalit. Leno pason te Xhaka i cili e largon shumë keq topin që përplaset te Wood me këtë të fundit që e falenderoi mesfushorin kosovar për dhuratën e tij për të shënuar në portën e Arsenalit dhe rezultati shkoi në 1-1 që mbeti i tillë deri në fundin e ndeshjes me Burnley që mori 1 pikë shumë të vlefshme për mbijetesën teksa e con në 7 pikë diferencën me zonën e rënies nga kategoria në futbollin anglez.
Sfidanti.al