Godin drejt largimit; te Atletico, MLS apo Lyon?

Diego Godin është shumë pranë largimit nga Interi. I ardhur në fillim të këtij sezoni, mbrojtësi 34 vjecar nuk ka mundur të bindë plotësisht Antonio Conten. Drejtuesit e klubit zikalër dëshirojnë të shesin kartonin e tij edhe për të kursyer te një pagë që është shumë e lartë për një futbollist që nuk është titullar(5 milionë Euro dhe bonuset).

Ditët e kaluara u fol për një rikthim të Godin te Atletico Madrid, klub ku ishte një lider I padiskutueshëm ose për mundësinë e kalimit të tij në Major League Soccer për të mbyllur karrierën e tij. Porn ë orët e fundit është shfaqur edhe një opsion tjetër, Olympique Lyonnais me francezët që kanë bërë një sondazh tek Inter për të parë mundësinë e kalimit të Godin në Ligue 1. Por edhe për skuadrën e Aulas, pengesa është paga e lartë e futbollistit.

Sfidanti.al