Gjykata Evropiane e Drejtësisë, duke anuluar vendimin e Gjykatës së BE, i dha të drejtë Komisionit Evropian që e përkufizoi si ndihmë të Shtetit spanjoll regjimin fiskal të 4 klubeve profesioniste të futbollit; Barcelona, Real Madrid, Athletic Bilbao dhe Osasuna.
‘Apeli i bërë kundër këtij vendimi nga Barcelona është refuzuar-shpjegon Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Gjykata Evropiane në 2019 kishte anuluar vendimin e KE, por këtë të enjte, Gjykata e Drejtësisë vendosi që vendimi i dhënë nga Brukseli është ende i vlefshëm.
Në vitin 2016, Komisioni Evropian vendosi që këto klube për rreth 20 vjet kanë paguar taksa si klube sportive jofitimprurëse sipas një ligji të vitit 1990. Ky lloj trajtimi u konsiderua i pajustifikuar nga Komisioni Evropia që i kërkoi qeverisë spanjolle që të rimerrte ato që konsiderohen si ndihma ilegale të shtetit.
sfidanti.al