Champions League, Liverpool-Leipzig do të luhet sërish në Budapest

Ndeshja e kthimit e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Liverpoolit dhe Leipzigut do të luhet në Puskas Arena të Budapestit duke qenë se ende janë në fuqi masat që ndalojnë fluturimet me Britaninë e Madhe. Vetë UEFA bëri të ditur lajmin teksa konfirmoi se data dhe ora e sfidës nuk ndryshojnë, në 10 mars në orën 21:00

‘UEFA dëshiron të shprehë mirënjohjen ndaj Liverpoolit e Leipzigut për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë e po kështu ndaj Federatës Hungareze të Futbollit për ndihmën dhe për faktin që pranoi të organizojë këtë ndeshje-theksohej në një komunikatë të qeverisë së futbollit evropian.

Vlen të theksohet se edhe sfida e parë mes Leipzigut dhe Liverpoolit u zhvillua pikërisht në Puskas Arena të Budapestit me skuadrën e The Reds që fitoi me rezultatin 2-0.

Sfidanti.al