Hetimi i prokurorisë së Milanos për të famshmit e mashtruar nga ministri i rremë Kroseto ka dhënë rezultatet e para. Në Holandë u bllokua dhe u sekuestrua një llogari në të cilën ishin paguar afro 1 milionë euro nga Masimo Morati. Numri një i Interit besonte se po ndihmonte Ministrin e Mbrojtjes ose stafin e tij në lidhje me ndihmën që shteti do të bënte për Sirinë dhe gjithçka do të kthehej më pas përmes Bankës së Italisë. Megjithatë kjo skemë ishte thjesht një mashtrim. “Punë e shkëlqyer nga të gjithë për zbulimin e këtij mashtrimi”, ishte reagimi i Moratit. Ndërkohë që ministri ka thënë se mashtruesit përdornin imitimin e zërit të tij për të futur në grackë biznesmenët e famshëm.
sfidanti.al