Gattuso i lumtur, Hajduk është i pamposhtur që nga fillimi i sezonit

Hajduk Spliti është vërtet i pathyeshëm. Splitasit shfrytëzuan pengesat e Dinamos dhe Rijekës dhe pas fitores në Koprivnicë kaluan me katër pikë epërsi në krye të tabelës. Ata fituan 2-0 ndaj Slavenit të vlefshme për turin e dhjetë të kampionatit, Božić 39′ autogol dhe Biuk 45′ ishin autorët e golave. Që nga fillimi i sezonit në Supersport HNL, liga kroate, skuadra e Gennaro Gattuso nuk ka humbur asnjë ndeshje: shtatë fitore dhe tre barazime. Humbja e fundit daton më 15 gusht ndaj Ruzomberok në Ligën e Konferencës. Pas dhjetë javësh Hajduk Spliti kryeson me 24 pikë dhe ndiqet nga Rijeka dhe Dinamo Zagreb me nga 20 pikë.

sfidanti.al