Gara për Këpucën e Artë, Immobile I shkëputet Lewandowskit

Ciro Immobile po konfirmohet gjithnjë e më shumë si bomber I ligave evropiane, të paktën për momentit. Falë tregolëshit të shënuar në ndeshjen mes Lazios dhe Sampdorias, sulmuesi italian tani është I vetëm në krye të klasifikimit të golashënuesve më të mirë në Evropë me 23 gola dhe 46 pikë duke iu shkëputur sulmuesit të Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowskit që është me 20 gola e 40 pikë.

Në pesëshen e shënuesve më të mirë në Evropë është edhe Cristiano Ronaldo që pas dygolëshit ndaj Parmës arriti në kuotën e 16 golave e 32 pikëve.  Portugezi e ka lënë pas kapitenin e Barcelonës Lionel Messi që pas golit ndaj Granadës është në 14 gola me 28 pikë në vendin e dhjetë.

Pikët për Këpucën e Artë jepen në bazë të golave të shënuar shumëzuar me koeficientin e vështirësisë së kampionateve ku aktivizohen sulmuesit. Kështu koeficienti për Serie A, Bundesligën, Ligue 1, Premier League dhe La Liga është 2, për turnetë nga vendi I 6 deri te I 22 koeficienti është 1.5, ndërsa për ligat e tjera koeficienti I vështirësisë është 1.

Sfidanti.al