“Fytyra e dëshpërimit” për Ronaldon, “zjarri” po shuhet?!

Ishte gazeta portugeze, “A Bola” që e shkroi këtë titull në kopertinë, vendosur mbi foton e një Ronaldoje të shkurajuar në maksimum. Superylli 34-vjeçar u kthye për herë të parë në kombëtare që nga Kupa e Botës, për të marrë si përgjigje një barazim 0-0 në shtëpi me Ukrainën. Nuk ishte kjo nisja e shpresuar për të mbrojtur titullin europian fituar në 2016 në Francë.

Kristiano pati dy mundësi për të shënuar, dhe shokët e tij edhe mjaft të tjera, sidomos Andres Silva dhe Pepe, por portieri 34-vjeçar ukrainas, Andrij Pjatov, nuk lejoi që topi të përfundonte në rrjetën e portës së tij. Natyrisht, kjo ishte vetëm ndeshja e parë e eleminatoreve dhe Portugalia mbetet favorite në grup, veçse për CR7-ën vazhdon sezoni me “dritë-hije”, pra me ndeshje të mëdha si ajo me Juventusin ndaj Atletikos, por edhe me shumë të tjera ku nuk mundet të shënojë apo të jetë vendimtar. Natyrisht, mosha po bën të vetën, ndonëse Ronaldo nuk është nga ata që dorëzohen lehtë.

Sfidanti.al