Futbollistet femra të SHBA-së e fitojnë “davanë, me të vërtetë e merituan!

Kapitenia Megan Rapinou nuk vonoi të “thërriste” për fitoren në rrjetet sociale, dhe të thoshte se ndjente një “krenari të papërshkruar”. Kjo, pasi Federata Amerikane e Futbollit vendosi të akordonte 24 milionë USD për futbollistet e kombëtares, të cilat kishin luftuar gjatë për barazi në pagesë me djemtë. Federata nuk ishte e detyruar ta merrte këtë vendim, pasi gjykata e hodhi poshtë kërkesën e Rapinout disa kohë më parë. Gjithsesi, drejtuesit morën vendimin e duhur dhe vajzat amerikane meritojnë gjithçka. Statistikat thonë se ato kanë krijuar të ardhura prej 50.8 milionë USD në 3 vitet pas fitores në Kupën e Botës në 2015, ndërsa futbollistët meshkuj kanë krijuar 49.9 milionë USD.

Sfidanti.al