Këta janë Korenten Toliso dhe Mark Roka, dhe duke i pasur në skuadër trajneri Julian Nagelsman gjithmonë ka alternativa. Gjithsesi, nëse ata largohen, atëherë Bajerni duhet të gjejë futbollistë të tjerë. Në Gjermani thuhet se Toliso nuk ka dëshirë të rinovojë, ndërsa Roka nuk dëshiron të rrijë në stol, sepse Nagelsmani e ka aktivizuar pak. Duhen gjetur lojtarë të tjerë, por edhe të gatshëm për të qendruar në stol. Nuk dihet nëse do të bënte punë 19-vjeçari Rajan Gravenberh i Ajaksit, të cilin e duan edhe të tjerë. E qartë që vera do të jetë “e nxehtë” për bavarezët sidomos bashkë me largimin e mbrojtësit Niklas Zyle.
Sfidanti.al