Rei Uilkins nuk ia doli te fitoje betejen per jeten e tij. Ish futbollisti i Çelsit, Mançester Junajtid e Milanit nderroi jete ne moshen 61 vjeçare. Javen e kaluar Uilkins pesoi nje infarkt dhe ra ne toke perplasi fort koken dhe ra ne gjendje kome. Ai gjendej ne spitalin St.George te Tuting.
Pas publikimit te lajmit klubet me te cilay ka luajtur Uilkins derguan menjehere ngushellimet e tyre per kete humbje. Po keshtu dha mesazhin e tij edhe ish kapiteni i Milanit Franko Barezi qe ka pasur mundesine te luaje me Uilkins.
‘Ne momente te tilla askush nuk e di se çfare duhet te thote-shkruante Barezi-ishte nje nder per mua te te kisha shok skuadre, ishe i veçante, nje zoteri brenda dhe jashte fushe’.
I lindur ne 14 shtator te 1956, Rej Uilkins e nisi karrieren e tij te Çelsi me te cilin ka luajtur 179 ndeshje duke shenuar 30 gola. Ne 1979 u transferua te Mançester Junajtid me te cilin zhvilloi 160 ndeshje me 7 gola. Nga 1984-1987 Uilkins veshi fanelen e Milanit me te cilin luajti 73 ndeshje me 2 gola. Pas aventurave me Patis Sen Zhermen ne France dhe Rejnxhers ne Skoci, Uilkins u kthye ne Angli per te luajtur me QPR dhe Kristal Palas. E mbylli karrieren si futbollist ne 1997 me Lejton Oriente. Me perfaqesuesen angleze e beri debutimin e tij ne vitin 1976 me ndeshjen kunder Italise dhe qe nga ai moment ai ka zhvilluar 84 ndeshje me Tre Luanet duke shenuar 3 gola.
Si trajner ka qene gjithnje ne rolin e asistentit dhe per pjesen me te madhe te kohes te Çelsi perkrah Karlo Ançelotit.
Sfidanti.al