Një veprim prej trajneri dhe udhëheqësi, përveçse prej “kavalieri” të vërtetë. Ksavi Hernandez e pagoi nga xhepi i tij darkën përfundimtare të sezonit të skuadrës së Barcelonës, në një nga restorantet e qytetit në breg të detit. Në të vërtetë, kampionati ende nuk është mbyllur sepse do të luhet ndaj Vijarrealit, por gjithsesi katalansit i kanë arritur objektivat që mund të arrinin. Disa prej lojtarëve nuk do të jenë më në ekip sezonin e ardhshëm, mes të cilëve edhe të tillë si Dembele, Depai, Luk De Jong apo Lengle.
Sfidanti.al