‘FIFA The Best’, akuza për mashtrim: Nuk kemi votuar për Mesin

Lionel Mesi është fituesi I Cmimit FIFA the Best e megjithatë polemikat për këtë cmim nuk mungojnë, madje është arritur deri aty sa qeveria e futbollit botëror të akuzohet për mashtrim në procesin e votimit. ‘Nuk kam votuar në cmimet The Best dhe cdo informacion për votën time është fals, faleminderit-shkruante në Tëitter kapiteni I Nikaraguas, Huan Barrera

Në dokumentin e publikuar nga FIFA rezulton se Barrera kishte vendosur Mesin në vendin e parë. ‘Nuk kam votuar kurrë për Mesin-tha për median vendase Barrera-mbeta I habitur kur lexova listën e kapitenëve votues mes të cilëve figuronte edhe emri im edhe pse nuk kasha votuar. FIFA thotë se e ka dërguar linkun e votimit në adresën time të emailit, por unë nuk e mora kurrë dhe si rrjedhojë nuk munda të votoj. Si mund të shfaqem ne listën e kapitenëve që kanë votuar Messin nëse nuk kam mundur të ushtroj të drejtën time të votës?’.

Por nuk mbeti me kaq, sepse në listën e akuzuesve është shtuar edhe emri I trajnerit kroat të Sudanit, Zdravko Logarusic që në Tëitter postoi disa fotot të kopjes së fletës së votimit të firmosur prej tij ku ai kishte dhënë votën e tij; Salah, Mane, Mbappe, ndërkohë që në dokumentin e FIFA rezulton se ai kishte votuar për Messin, Van Dajk dhe Mane.

Por historia vazhdon me ankesën e bërë nga Federata Egjiptiane e Futbollit që nëpërmjet një emaili I kërkonte  FIFA se ku ishin votimet e Egjiptit dhe në fakt Egjipti nuk figuronte në dokumentin e FIFA.

Sfidanti.al