FIFA konfirmon pjesëmarrjen e Inter Miamit në Botërorin e Klubeve

Këtë të diel, FIFA zyrtarizoi pjesëmarrjen e Inter Miamit në Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet verën e ardhshme. Klubi me qendër në Florida ishte së fundmi më i miri i sezonit të rregullt në MLS, për këtë arsye u zgjodh si mikpritës i kompeticionit, ku do të jenë 32 ekipe. Mbetet për t’u mësuar vetëm ekipi tjetër që do të garojë në këtë kompeticion nga CONMEBOL-i: mund të jetë Peñarol (Uruguay), Atlético Mineiro ose Botafogo (Brazil), pra ekipi që fiton Copa Libertadores, ose Olímpia de Assunção (Paraguaj), nëse fituesi i Libertadores 2024 është River Plate (tashmë i klasifikuar si pjesëmarrës). Kupa e re e Botës për Klube do të mb ahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës midis 15 qershorit dhe 13 korrikut 2025.

sfidanti.al