Federata Spanjolle e Futbollit do të vazhdojë bashkëpunimin me Adidas. Qeveria e futbollit në vendin iberik rinovoi kontraën me kompaninë e njohur gjermane të veshjeve sportive me të cilën ka lidhje prej 35 vitesh deri në vitin 2030. Në muajin maj shpërthyen polemikat mes RFEF dhe Adidas pasi institucioni më I lartë në futbollin spanjoll deklaroi se do të ndryshonte sponsor teknik, dicka që nuk u pëlqye te Adidas që kërcënoi me hapjen e një procesi në arbitrazh për kontratën e tij si sponsori I ‘La Roja-s’.
Ndërkaq, Federata Spanjolle e Futbollit zbuloi fanelat zyrtare që ‘La Roja’ do të përdorë në Evropianin e vitit të ardhshëm. Në modelin e ri të fanelës rishfaqen rombet, ndërkohë që ngjyra e saj nuk është uniforme, pasi shfaqen disa nuanca të ngjyrës së kuqe.
Fanela e re e përfaqësueses spanjolle do të shihet për herë të parë në fushën e lojës në 15 nëntor në sfidën që Spanja do të luajë ndaj Maltës për kualifikueset e Euro 2020.
Sfidanti.al