Uejn Runi, një pritje e mrekullueshme e ndeshjes së Ligës së Europës!

Mançester Junajtid do të luajë një ndeshje vendimtare ndaj Zorias së Luhanskut në Ligën e Europës, dhe kapiteni Uejn Runi ka gjetur mënyrën e duhur për të pritur përballjen e rëndësishme. Sulmuesi mori pushim ditën e djeshme dhe u argëtua në shtëpi me fëmijët e tij, siç e tregon fotoja që hodhi vetë në Instagram. “Koha e lojës me fëmijë, tre në një”, – ishte komenti i tij. Një ide aspak e keqe e lojtarit të madh, por që këtë sezon nuk po e arrin dot formën e tij më të mirë. Ndoshta, jeta familjare mund ta ndihmojë.
“Djajtë e kuq” janë në pozitë të mirë në Europë, pas triumfit të thellë ndaj Fejënordit dhe u duhet vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin, ndërsa fitorja mund t’u japë vendin e parë në grup. Për momentin, në krye është Fenerbahçe që shkon në Holandë për t’u ndeshur pikërisht me Fejënordin diten e enjte. Junajtid do të udhëtojë për herë të parë në qytetin e Odesës, porti më i madh i Ukrainës, dhe i ish-Bashkimit Sovjetik, pasi Luhansku është në pjesën lindore, që për momentin është në duart e forcave që janë në luftë me qeverinë ukrainase.