Jo Champions? Punë e madhe, thotë Mançester Junajtidi

Mançester Junajtid pritet të arrijë një tjetër rekord në të ardhurat për vitin e fundit financiar. Parashikimet janë për 560 deri në 570 milionë paund stërlina (mbi 660 milionë euro), dhe kjo pavarësisht se skuadra e Murinjos nuk luan në Ligën e Kampionëve. Rritja vjen kryesisht nga shtimi i të ardhurave nga të drejtat televizive, pas marrëveshjes nga e cila përfiton e gjithë Premier Liga.

Jo vetëm kaq, por Junajtid do të vazhdojë të ketë fitime, duke pasur parasysh të ardhurat/shpenzimet, dhe flitet për një shidër nga 185 deri në 195 milionë paund stërlina. “Djajtë e kuq” kanë fituar gati 20 milionë euro nga Liga e Europës, ndërsa nëse do të kishin qenë në Champions, do të kishin fituar të paktën dyfishin.

Junajtid është shumë pranë gjigandëve spanjollë, si Barcelona apo Real i Madridit lidhur me të ardhurat vjetore. Katalanasit vjet ishin klubi me buxhetin më të madh, me 679 milionë euro.

Sfidanti.al