Nuk i ngjan fare skuadrave italiane kur vjen puna për ndeshjet përcaktuese për trofetë në kontinent. Interi është në finalen e 10-të europiane, nga të cilat ka fituar 6 e ka humbur, një bilanc mjaft i mirë që ngjason më shumë me atë të skuadrave angleze që, zakonisht në finale nuk gabojnë. Historia e finaleve zikaltër ka nisur në 1964 në Vjenë, kur mundi Realin 3-1 në Kupën e Kampionëve. Në 1965, po në Kupën e Kampionëve mundi Benfikën 1-0 në “San Siro”, në 1967 u mund 1-2 nga Sëlltiku në Lisbonë, gjithnjë në Kupën e Kampionëve. Në 1972 u mund në finalen e Roterdamit nga Ajaksi i madh në Kupën e Kampionëve, 2-0, me dy gola të Johan Krujfit. Në 1991 fitoi Kupën UEFA në finalet ndaj Romës (2-0, 0-1), në 1994 fitoi po Kupën UEFA në dy finale ndaj Salcburgut të Oto Bariçit (1-0, 1-0), në 1997 humbi finalet e Kupës UEFA kundër Shalkes (0-1, 1-0, penallti), në 1998 fitoi Kupën UEFA në finalen ndaj Lacios (3-0), dhe në 2010 fitoi Championsin nën drejtimin e Murinjos, pas suksesit 2-0 ndaj Bajernit në “Santiago Bernabeu”.
Sfidanti.al