Ende nuk po qetësohet situata lidhur me trazirat e mëdha që shkaktuan në stadiumin “Poljud” të Splitit tifozët ultras “Torcida” të Hajdukut që hynë me forcë në fushë që të rrihin lojtarët e vet dhe drejtuesit e tyre mbas eliminimit të këtij klubi gjigant kroat nga një klub i vogël anonim gjysmamator maltez, Gzira, nga Liga e Evropës.
UEFA ka marrë në shqyrtim mundësinë e dënimit të klubit të lartpërmendur kroat që mund të arrijë deri në përjashtimin e Hajdukut nga pjesëmarrja në konkurrimet evropiane. Pritet që dënimi i UEFA-s të jetë i ashpër, me qëllim që “vejnë mend” edhe klubet e tjerë, pasi incidentet me pjesëmarrjen e tifozëve janë shpeshtuar gjatë kohëve të fundit.
Sfidanti.al