Arsenali humbi 1-0 në ndeshjen gjysmëfinale revansh të Ligës së Evropës ndaj Atletikos në stadiumin “Vanda Metropolitano” të Madridit, kështu që në finalen e Lionit doli ekipi spanjoll me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Ç’është e vërteta, “topçinjtë” zhvilluan një ndeshje shumë të keqe dhe këtë e tregojnë edhe statistikat. Ata gjuajtën vetëm një herë në kuadratin e portës kundërshtare.
Më interesant është fakti se Arsenali kishtë në fushë më shumë kapitenë sesa gjuajtje në drejtim të portës! Ndeshjen si kapiten e nisi Loran Kosçielni, por, mbas dëmtimit të tij, shiriti i kapitenit i kaloi në min. e 12-të Xhek Uilsherit që, kur u zëvendësua në pjesën e dytë, ia dha atë Aron Ramsejit.
Sfidanti.al