Euro 2020, UEFA konfirmon synimin për të zhvilluar turneun në 12 qytete

Euro 2020 u shty për në vitin 2021 për shkak të coronavirusitm dhe mund të pësojë ndryshime përsa I përket organizimit. Pas artikullit të publikuar nga Daily Mail sipas të cilit evenimenti rrezikonte të mos organizohej më në formën e një turneu në 12 qytete, vjen konfirmimi I UEFA që thekson se synimi I saj është që të përdorë të njëjtat 12 qytete, por  nuk ka konfirmuar ende një program për ndeshjet

Këtë radhë është Sky Sports UK që zbuloi gjithcka teksa thekson se këto ditë do të zhvillohen bisedime mes përfaqësuesve të qyteteve pritëse të Evropianit, Amsterdamit, Bakut, Bilbaos, Bukureshtit, Kopenhagenit, Glasgout, Londrës, Mynihut, Romës dhe Shën Pjetërsburgut dhe Shefit Ekzekutiv të UEFA Events, Martin Kallen.

Sfidanti.al