Edhe Zeniti përballë sanksioneve të UEFA-s për Ratko Mlladiçin

Krimineli i luffës në hapësirat ish-jugosllave, Ratko Mlladiç, që u dënua, ditët e fundit, me burgim të përjetshëm për krime lufte gjatë viteve ’90, krahas mbështetjes së pritshme që mori nga tifozët e ekipeve serbe, Crvena Zvezda dhe Partizani i Beogradit, mori një mbështetje jo të pritshme edhe nga tifozët e Zenitit të Peterburgut që pritet që t’i kushtojë shtrenjtë këtij klubi rus. Gjatë ndeshjes që Zeniti e fitoi 2-1 në fushën e vet ndaj Vardarit të Shkupit, tifozët peterburgas nxorën një parrullë të madhe, ku shkruhej: “Ratko Mlladiç, heroi serb”. Kjo parrullë me siguri që do të çojë në mbylljen e portave të stadiumit për ndeshjen e ardhshme të Zenitit në Ligën e Evropës.

Në dallim nga tifozët rusë, tifozët serbë e shprehën mbështetjen pa e përmendur emin e Ratko Mlladiçit në parrullat e tyre të mëdha, ku shkruhej “Faleminderit nënës tënde!”. Ndërkohë në ndeshjen e Crvena Zvezdës në Bjellorusi në stadiumin e Bate Borisovit, tifozët serbë nxorën një parrullë të madhe, ku shkruhej: “Edhe sikur të dënojnë 1000 herë me burgim të përjetshëm, çdo serb i ndershëm do të të thurr, ty, lavde!”.

Sfidanti.al