Pas një sezoni të suksesshëm sportiv, ku Barcelona fitoi La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës nën drejtimin e Hansi Flick, klubi katalanas ka rritur ndjeshëm edhe ndikimin e tij ekonomik. Përforcimet si Marcus Rashford, Roony Bardghji dhe portieri Joan García e bëjnë skuadrën konkurruese për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, problemet financiare mbeten një sfidë reale për klubin. Një burim kryesor të ardhurash është kthyer fanella zyrtare, e cila gjeneron rreth 210 milionë euro falë sponsorëve si Spotify dhe Nike.
Marrëveshjet e tyre arrijnë shifra rekord, përfshirë 122 milionë euro në vit nga Nike. Strategjia e fuqishme tregtare ka bërë që Barcca të regjistrojë të ardhura deri në 150 milionë euro. Turneu në Azi solli marrëveshje të reja me sponsorë si Ambilight TV dhe qeveria e Kongos. Barcelona po transformon çdo detaj të imazhit të saj në përfitim ekonomik, duke u kthyer në një markë me ndikim global.
sfidanti.al