Chelsea ka zyrtarizuar përforcimin e tetë për këtë merkato verore me afrimin e Jorrel Hato nga Ajax. Klubi londinez ka arritur marrëveshjen me klubin holandez për një transferim me vlerë 40 milionë euro, ndërsa mbrojtësi 19-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2032.
Hato është aktivizuar 111 herë me Ajax, duke shënuar 4 gola dhe ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ai është gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Holandës, me 6 paraqitje.
Chelsea e ka përzgjedhur për të përforcuar prapavijën, për shkak të largimeve të mundshme të Axel Disasi dhe Renato Veiga, si dhe problemeve fizike të Badiashile e Fofana. Jorrel Hato luan si mbrojtës qendre, por mund të luajë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes. Sipas klubit, lojtari do t’i bashkohet skuadrës që këtë javë. Trajneri Enzo Maresca kërkonte pikërisht një profil të tillë për të konsoliduar repartin mbrojtës.
sfidanti.al