E pabesueshme; Milan mendon të kthejë Zlatan Ibrahimovic

Ditën e 37 vjetorit të lindjes, zlatan Ibrahimovic e sheh veten në qendër të zërave të merkatos. Sulmuesi suedez është vënë në shënjestrën e Milanit për merkaton e muajit janar. Lajmi i pabesueshëm kështë publikuar nga e përditshma italiane ‘Corriere della Sera’ sipas së cilës, trajneri Gatuzo kërkon që të përforcojë sulmin me një qendërsulmues dhe Ibrahimovic është ai që i plotëson kriteret e kërkuara prej tij.

Kjo e përditshme thekson gjithashtu se Zlatan Ibrahimovic ka nisur bisedimet me klubin milanez për të nënshkruar një kontratë 6 mujore në periudhën janar-qershor. Ideja është që Milani të mos ketë handikape përsa i përket repartit të avancuar duke parë problemet fizike të Higuain dhe Kutrones në një moment kur kuqezinjtë përvec kampionatit janë të impenjuar edhe në Europa League

Kontrata e Zlatan Ibrahimovic me Los Angeles Galaxy skadon në dhjetor të vitit 2019 dhe me shumë mundësi ai do të transferohet te Malmo për të mbyllur karrierën e tij. por përpara se të ndërmarrë këtë hap, suedezi po e mendon vërtet të përjetojë një tjetër aventurë në Serinë A dhe evenimentet evropiane me fanelën e Milanit. Ky lajm ende nuk ka gjetur konfirmim nga klubi i Milanit, por duket se ky operacion ka nisur dhe po merr formë.

sfidanti.al