Legjendat kthehen në “Stemford Brixh”, ku dreqin do ikte Xhan Teri

Ish-kapiteni i Çelsit Xhon Teri është gati që të kthehet në klubin e tij të mëparshëm, por tani në një rol tjetër nga ai që ka pasur më parë. Legjenda e “bluve” kishte kohët e fundit një ofertë të majme që të luante me Spartakun e Moskës, por ai e refuzoi atë për arsye familjare. Sidoqoftë, tani, sikurse duket, ai është gati për një sfidë të re.
Ky futbollist 37-vjeçar mund të bëhet trajner i ekipit të të rinjve të Çelsit, më saktë të seleksionit të lojtarëve deri 23 vjeç. Trajneri i Çelsit, Mauricio Sari, është dakord me këtë vendim, pasi do që Teri me shumë përvojë të kthehet në “Stemford Brizh” dhe të bëhet ndihmës i tij.
Xhon Teri ka luajtur me Çelsin në 717 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar veshi bluzën e Aston Vilës.
Sfidanti.al