Sven Goran Erikson u ul me shumë bujë në stolin e Anglisë, pasi nxorri Lacion kampione të Italisë në vitin 2001. Pas disa vitesh në stolin e “tre luanëve”, ku mbahet mend sidomos për fitoren 5-1 në Mynih ndaj Gjermanisë, suedezi Sven u detyrua të jepte dorëheqjen pas një skandali, të ngjashëm me atë të trajnerit të fundit anglez, Sem Allërdajs. Tabloidët e morën në qafë, megjithatë ai nuk qahet. “Bereqativers”! Punon në Kinë sërish si trajner. Detyra e tij e fundit, pikërisht orët e fundit, është ajo e drejtuesit teknik të skuadrës së Shenzhenit. është një “zbritje note”, pasi Shenzheni është në kategorinë e dytë, madje vjet përfundoi në vendin e 9-të. Muajin e kaluar, Erikson u shkarkua nga Kuançu (Guangzhou), me të cilën doli në vend të tretë edicionin e fundit dhe u kualifikua për në Ligën e Kampionëve.