E marta e Superklasikes amerikanolatine, pa Mesin por me Nejmar e Ikardin

Argjentina dhe Brazili janë dy superfuqi të futbollit botëror që kanë një rivalitet të madh mes tyre. Sfidat që ato luajnë me njëra-tjetrën janë gjithnjë të forta madje edhe kur bëhet fjalë për miqësore, pasi si Argjentina ashtu edhe Brazili e kërkojnë ta fitojnë atë.

Skuadra argjentinase tashmë ndodhet në Arabinë Saudite për përgatitjen e kësaj ndeshjeje. pas fitores 4-0 me Irakun, lojtarët e skuadrës bardhekaltër dfituan të drejtën e një relaksimi nga trajneri i komanduar Lionel Skaloni. Mungesa që bie në sy në superklasiken e amerikës së Jugut është ajo e kapitenit të ‘Seleccion’, Lionel Mesi, që ka vendosur të marrë një periudhë pushimi nga sfidat e kombëtares pas përfundimit të Botërorit, dicka që është për të ardhur keq, dicka që e ka shprehur edhe kapiteni Brazilit, nejmar

Nuk është Mesi, por Argjentina me shumë gjasa do të ketë Ikardin në fushën e lojës. Sulmuesi i Interit, që nuk u aktivizua ndaj Irakut pritet që të jetë në formacion në Superklasike. Ikardi theksoi se është në një formë shumë të mirë dhe se Argjentina do të kërkojë të marrë maksimumin nga kjo përballje.

sfidanti.al