Në 23 shtator të vitit të kaluar, Miralem Pjaniç pësoi një faull të ashpër nga një lojtar i Torinos, Bazeli, në derbin e qytetit. Gjyqtari Xhakomeli i dha kartonin e dytë të verdhë futbollistit “granata”, dhe Torino mbeti me 10 lojtarë. Në dirigjimin e teknologjisë VAR ishte arbitri tjetër, Orsato.
Mbrëmjen e kësaj të shtune, në “San Siro”, Miralem Pjaniç u ndodh në krahun tjetër të “betejës”, duke qenë “agresori”, apo njeriu që shkaktoi faull të ashpër, dhe këtë e bëri ndaj Rafinjës së Interit. Gjyqtari Orsato, që këtë herë ishte në fushë dhe jo tek VAR-i, nuk e quajti të mjaftueshme shkallën e ndërhyrjes për t’i dhënë juventinit kartonin e verdhë, që do të kishte qenë i dyti dhe do ta kishte lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.
Ndërhyrjet e Bazelit dhe të Pjaniçit janë thuajse identike, siç e tregojnë fotot, apo edhe videot, vetëm vendimet e arbitrave nuk janë ashtu.
Sfidanti.al