Ditët e fundit u përhap lajmi se sulmuesi i shkëlqyer afrikan, Didie Drogba, tanimë 40 vjeç, kishte vendosur ta linte përfundimisht futbollin, por, megjithatë, ai e la edhe një herë tjetër derën të hapur, duke aluduar se ai do të vazhdojë ta shkelë akoma barin e gjelbër të fushave të futbollit.
Deri tani, ky futbollist nga Bregu i Fildishtë ka luajtur me klubin amerikan, “Fenix Rising” dhe vazhdimin ende të karrierës së tij si futbollist aktiv ai e paralajmëroi me një video interesante, më saktë me një pjesë filmike nga filmi “The Wolf of Wall Street” (Ujku i Uollstritit), ku personazhi kryesor i rij që interpretohet nga Leonardo Di Kaprio, deklaron se ai nuk do të heqë dorë nga kompania që drejton.
Sfidanti.al