Driblimi i Van Dajkut të Liverpulit, mision i pamundur për kundershtarët!

Mbrojtësi i Liverpulit, Virxhil van Dajk, po luan shkëlqyeshëm këtë sezon, duke treguar se pikërisht për një lojtar të tillë në mbrojtje kishin nevojë “të kuqtë” liverpulas që për herë të parë mbas kaq vitesh po luftojnë nga afër për titullin e kampionit të Premier Ligës.
Statistikat tregojnë se askush, madje absolutisht askush, gjatë këtij sezoni nuk ka arritur që ta driblojë ose ta kalojë Van Dajkun që deri tani ka luajtur në 21 ndeshje në Premier Ligë, si edhe gjashtë ndeshje në Lidhjen e Kampioneve dhe ai i ka fituar të gjithë duelet “një për një” me të gjithë kundërshtarët e vet.