I intervistuar nga Telemundo, Diego Simeone është fokusuar tek e ardhmja e tij në stolin e Atletico Madridit. Javët e fundit është folur shpesh për lamtumirën e mundshme të argjentinasit me Colchoneros në fund të sezonit.
“Do të vijë një moment në të cilin unë ose klubi do të marrim vendimin të mos vazhdojmë së bashku. Mund të ndodhë brenda një ose katër vitesh. Ajo që bëra te Atletico do të jetë e pamundur të përsëritet diku tjetër. Një ditë do të doja të isha trajner i Argjentinës, por jo tani, nuk do të dija çfarë të bëja dhe Scaloni po bën shumë mirë”.
sfidanti.al