Karim Benzema nuk është thirrur më në përfaqësuesen franceze, qëkur ndodhi skandali i ushtrimit të shantazhit nga ai ndaj bashkëlojtarit të vet të dikurshëm, Matje Valbuena. Shumëkush i tërheq vërejtjen trajnerit të kombëtares së Francës, Didier Deshamp, që t’i lejë menjanë ndodhitë jashtë fushës dhe ta thërras Benzeman në ekip. Por, sidoqoftë, selektori i “trekolorëve” i qëndron besnik asaj që ka thënë dhe e “ka ngrirë” sulmuesin e Realit të Madridit.
Duke folur për këtë temë në një intervistë në “Evropa 1”, Deshampi, midis të tjerave, kujtoi deklaratën që ka bërë Benzema më 2016, kur i tha gazetës spanjolle “Marka” se trajneri i përfaqësueses franceze i zgjedh lojtarët sipas ngjyrës së lëkurës dhe përkatësisë fetare.
“Disa njerëz mund t’i lejojnë vetes që të bëjnë në publik deklarata që nuk përkojnë aspak me realitetin dhe unë këtë nuk e harroj kurrë. Kur bëri atë deklaratë, Benzema e kaloi vijën e kuqe, gjë që nuk duhet ta bënte. Unë në kombëtare zgjedh gjithnjë francezë, pra lojtarë me origjinë franceze dhe në asnjë rast nuk kam lënë mënjanë ndonjë lojtar për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij ose fesë që ai i takon”, theksoi trajneri i përfaqësuesese franceze, Deshamp.
Sfidanti.al