Depay dhe Mings kundër racizmit; në shesh për George Floyd

Nuk ka vetëm gjeste simbolike të afërsisë dhe solidaritetit për George Floyd. Ka futbollistë që kanë zbritur në fushë personalisht dhe u është bashkuar njerëzve të thjeshtë në marshimet e organizuar në Evropë në mbështetje të lëvizjes ndërkombëtare ‘Black Lives Matter’ që lindi në brendësi të komunitetit afroamerikan dhe e impenjuar në luftën kundër racizmit.

Është ky rasti i Memphis Depay i Lyonit që iu bashkua marshimit në Amsterdam dhe Tyrone Mings i Aston Villas që ishte mes 4000 personave që vërshuan në rrugët e Birminghamit. Të dy futbollistët postuan në rrjetet sociale disa foto të pjesëmarrjes së tyre në këto marshime.

‘S’pati asgjë tjetër vecse energjisë dhe pasion sot. Nuk kërkoj ndjesë se mbrojta dicka tek e cila besoj-ishin fjalët e Mings  që ishte fotrografuar teksa ishte me një maskë ku shkruhej;’Nuk do të vendoset për të mbyllur gojën’. Ndërsa sulmuesi holandez zbriti në rrugët e Amsterdamit ku u fotografua bashkë me mbështetësit e tjerë të lëvizjes teksa ishte më grushtin lart, simboli i solidaritetit dhe mbështetjes.

Sfidanti.al