Dënim shembullor për Ivan Tonejn, përjashtohet 8 muaj për trukim

Flitej që mund të ndodhte vërtet diçka e tillë, dhe që ky futbollist do të ndëshkohej fort. Ivan Tonej vazhdoi të luante deri tani për Brentfordin, por gjithsesi erdhi momenti i vendimit. Sulmuesi u dënua me 8 muaj pezullim nga futbolli, pasi pranoi 232 shkelje të rregullave. Kjo, për shkak se është marrë me baste, diçka e ndaluar sipas rregullave për futbollistët profesionistë. Djali 27-vjeçar, që ishte përzgjedhur edhe tek Anglia, nuk do të luajë për ekipin e klubit dhe për kombëtaren deri në 16 janar 2024.

Sfidanti.al